AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 09:50

Vidhte biçikletat, arrestohet 26 vjeçari në Korçë

Vidhte biçikletat, arrestohet 26 vjeçari në Korçë


Një 26- vjeçar është arrestuar në Korçë pasi është autor i vjedhjes së pesë biçikletave në qytetin juglindor të Shqipërisë.

M.Sh, gjatë muajit qershor në fshatin Barç të Korçës ka vjedhur pesë biçikleta, një prej të cilave iu gjet dhe iu sekuestrua.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Zbardhen dhe dokumentohen disa ngjarje në fushën e vjedhjes së pronës.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i vjedhjeve së 5 biçikletave.

Sekuestrohet 1 biçikletë e vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura muajin e fundit në rrethin e Korçës, kanë bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorit të dyshuar konkretisht shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, rezulton se shtetasi i mësipërm përgjatë muajit qershor, në fshatin Barç, si edhe në lagjet nr. 5, 9, 10, 18 në Korçë, dyshohet t’iu ketë vjedhur 5 shtetasve biçikletat respektive të tyre, njëra prej të cilave iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se njëherë”.