AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 10:46

Tetë persona të infektuar me koronavirus, 51 raste aktive në Mal të Zi

Tetë persona të infektuar me koronavirus, 51 raste aktive në Mal


Konfirmohen tetë raste të reja me koronavirus në Malin e Zi. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviç.

Erakoviç tha se aktualisht 51 persona në Mal të Zi janë aktiv me COVID-19.

Mali i Zi shpalli fundin e epidemisë më 2 qershor, pas dy cikleve, me gjithsej 28 ditë pa raste të reja të të infektuarve. Por, më 14 qershor sërish u regjistrua një rast me koronavirus.

Aktualisht Mali i Zi ka vendosur disa masa në kufi për hyrjen e shtetasve të huaj.