TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person është ndaluar ditën e sotme si i dyshuar për atēntatin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Markut më 30 maj në Kurbin të Laçit.
Balkan Web raporton se i ndaluari është 30- vjeçari, E.D, dhe dyshohet të jetë përfshirë në ngjarje, ku katër persona të maskuar si policë natën e 30 majit vrānë Paulin Markun dhe Bujar Likën në hotelin e Ari Allamanit në Laç.
Dyshimet janë ngritur menjëherë pasi i riu mbrëmë është paraqitur i plāgosur në një spital privat në Tiranë, dhe nga ekzaminimet e mjekëve del se plaga është bërë 20 ditë më parë, datë e korrespondueshme me vrāsjen e Laçit.
Për më tepër bluzat e bardha kontaktuan Policinë, dhe 30- vjeçari i dha identitet të rremë uniformave blu. Por tashmë i janë marrë shenjat e gishtave dhe pritet të dalë dhe identiteti i vërtetë i tij.
Ndërkohë më parë është arrestuar Kreshnik Tusha pasi gjatë atēntatit po ashtu u plāgos nga një prej vīktimave.
Në fakt objektiv i atentatit ishte Bujar Lika, i cili njihet dhe si njeri i afërt me Ervis Martinajn, por autorët e lanë të vdekur edhe pse ai plāgosi një nga autorët, që rezultoi të ishte Kreshnik Tusha.
Kurse Paulin Marku i plāgos nga plumbat në hollin e hotelit dhe u transportua drejt Traumës ku dhe ndërroi jetë.
Deri më sot janë në ‘lojë’ të dyja pistat për vrāsjen, si ajo e Bujar Likës por edhe Paulin Markut.
I pari ishte përfshirë në vrāsjen e Enton Nikës në 2015 në Linzë si dhe njihet për përplasjet me grupet krīminale dhe të shkuarën krīminale.
Kurse Paulin Marku ka pasur biznese në Maltë si dhe një konflikt të mëparshëm për një pronë në Tiranë.