AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 10:28

Elbasan, konfirmohen dy raste të reja me koronavirus

Elbasan, konfirmohen dy raste të reja me koronavirus


Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Elbasan këtë të martë, duke e rritur numrin e të i infektuarve në këtë qytet.

Abc News raporton se rastet e reja janë një grua në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ndërsa rasti i dytë është i importuar nga jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 33 raste të reja duke e çuar në 1995 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 45 kanë humbur jetën.