TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot është 7 Marsi, dita e mësuesit! Ndaj dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka nisur ditën me një urim për të gjithë mësuesit, petagogët dhe profesorët shqiptarë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan: “Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur.”
POSTIMI I PLOTË
Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik.