TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpuli ka kaluar mes tetë ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve falë fitores në ndeshjen e parë përballë Portos, pasi sot është ndalur në fushën e vet në barazimin 0-0 përballë portugezëve.
Anglezët kishin fituar 5-0 në transfertë, por me Kasijas në portë, në atë që ishte ndeshja e tij e 167-të në Ligën e Kampioneve dhe me shumë mundësi e fundit, portugezët kishin një siguri tjetër në prapavijë.
Në pjesën e parë ishte Mane ai që krijoi rastet më të mira për shënim, duke goditur edhe shtyllën, ndërsa më pas ndeshja u ndez vetëm në 10 minutat e fundit me raste nga të dy krahët. Megjithatë, askush nuk arriti të gjente rrjetën dhe dueli i sotëm u mbyll pa gola duke dekretuar siç pritej kalimin e Liverpulit.