AKTUALITET, 6 Mars 2018, 22:39

“Maska ra, Ramës i mbeti spiuni. Çertifikata e Meçollarit, nuk është lëshuar nga NATO”

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mbrëmjen e sotme një dokument ku tregon se Artur Meçollari, ka dokument për sigurinë nga NATO, por ky dokument ka qenë i vlefshëm deri në vitin 2014.

Më tej Berisha shkruan se maska ra, ndërsa spiuni mbeti.

Postim i plotë

Ra maska, mbeti spiuni!

Te dashur miq, bie maska qe Rama perdori per kryenegociatorin e marreveshjes se detit, me te cilen i fali Greqise fushat me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe, Artur Meçollari, i larguar si spiun nga Forcat e Armatosura.

Gjate javes qe kaloi te gjithe papagajte e Rames, qeveritare, zyrtare, deputete, gazetare te tij mashtruan shqiptaret duke perdorur si dokument virgjerie te Muçollarit nje çertifikate qe e paraqiten qindra here si çertifikate sigurie te leshuar nga NATO nderkohe qe ajo ishte thjeshte nje certifikate e leshuar nga qeveria shqiptare.

Ky mashtrim i turpshem u pergeneshtrua nga vete zedhenesi i NATO-s, Mark Senders i cili deklaroi se NATO nuk leshon çertifikata sigurie dhe se ato leshohen vetem nga vendet anetare.

Keshtu Rames i ra maska dhe i mbeti spiuni! sb