TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që Adolfo Sormani nuk do të ishte më trajneri i Partizanit, kjo dihej.
Tani në orët e fundit, klubi i kuq ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun italian.
Është ky vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit të kuq që nuk e kanë përtypur dot vendimin e trajnerit për ta braktisur ekipin në një ndeshje derbi.
Në shumë raste kur këto dy ekipe përplasen me njëra-tjetrën, kemi rrezikimin dhe shkarkimin e trajnerit humbës, si në rastin e Franco Lerdës, i cili pas një humbje në derbi u shkarkua menjëherë nga Partizani.