AKTUALITET, 23 Qershor 2021, 20:31

Gjendet një person i pajetë pranë Qytetit Studenti

Gjendet një person i pajetë pranë Qytetit Studenti


Një person i pajetë është gjendur pranë Qytetit Studenti në Tiranë.

Ai është pikasur nga kalimtarët pranë një fushe sporti.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë.

Dyshohet se bëhet fjalë për një arrest kardiak për shkak të temperaturave.

NJOFTIMI I POLICISE

Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.