AKTUALITET, 23 Qershor 2021, 20:34

Po luante në banesën e gjyshit, 4-vjeçari rrëzohet nga kati i tretë. Niset me urgjencë drejt Tiranës

Po luante në banesën e gjyshit, 4-vjeçari rrëzohet nga


Një i mitur 4-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës, teksa ai ishte duke luajtur. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku fëmija kishte shkuar në banesën e gjyshit të tij.

Si pasojë 4-vjeçari ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për  ndihmë mjekësore.

“Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike. Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar”, thotë policia.

Ndërkohë  grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.