AKTUALITET, 23 Qershor 2021, 21:27

Manastirliu: Ditën e sotme janë kryer 11, 445 vaksinime kundër Covid


Këtë të mërkurë janë realizuar 11, 445 vaksinime.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri me dije se deri më tani që nga nisja e fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 912, 874 vaksinime.

Kujtojmë se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë nuk raportoi asnjë viktimë dhe vetëm një rast me Covid.

Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 pacientë.