TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja e njohur e “Fun Day”, Fatma Methasani është surprizuar gjatë emisionit. Teksa po shpjegonte temën e emisionit një nga operatorët e ka propozuar “live” për martesë.
“Po pyesim cila është një nga ëndrrat që ju keni, që do të donit me të vërtetë të realizonit. Ne e nisëm me ëndrra javën, shpresojmë që të përfundojë mirë”, u shpreh Fatma mbi temën e javës, mirëpo në këtë moment u ndërpre nga kameramani.
Moderatoja ngeli disi e befasuar, pasi me sa duket nuk e priste një gjë të tillë.
“Çfarë? Fatjoni kameramani do që të martohemi bashkë. Ishte ky një propozim si te koncerti i Albanit?”, tha Fatma.
Moderatorja duke qeshur dha një përgjigje shumë të prerë duke e refuzuar kështu propozimin.
“Jo, nuk do të martohemi dot bashkë. Më vjen shumë keq. Kjo ëndrra nuk realizohet”, u shpreh Fatma.
https://www.youtube.com/watch?v=Z7WuIUI8LWg