LIFESTYLE, 8 Mars 2018, 17:40

Oriola krahason veten me “Ferrari”, fansat dallojnë “photoshop”-in

Oriola krahason veten me “Ferrari”, fansat dallojnë

Oriola Marashi e ka pranuar prej kohësh që në postimet e saj ka pasur raste që ka përdorur “photoshop”, por në foton e fundit të publikuar prej saj bën ironi me të.

Ndërsa e krahason veten me një makinë Ferrari 488 Pista, ish-modelja e “ICON” pozon e veshur e gjitha me të kuqe në një nga rrugët e kryeqytetit.

“Mos ki frikë nga perfeksioni nuk do ta arrish kurrë. Prandaj u krijua “photoshop”-i”, shkruan Oriola krah fotos.

Ndoshta si një mënyrë për të paraprirë komentet e ndjekësve të saj, ose për të treguar se nuk është si modelet e tjera, pasi ajo nuk ka nevojë për “photoshop”.

Ndjekësit e faqes së saj në “Instagram” kanë dalluar një detaj te fotoja! Vija e pllakave të murit në të cilin ajo pozon nuk është e drejtë, ndërsa të pasmet e saj janë më të mëdha sesa e kemi parë në emisionet televizive, ku nuk mund të bësh dot editim.

[gallery ids="78478,78481,78482,78483,78484"]