TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kampionati Europian ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme dhe pasi u luajt faza e grupeve, të gjithë ne pamë skuadrat e mëdha dhe forcën që ata treguan gjatë kësaj kohe.
Wesley Sneijder në nisje të kompeticionit cilësoi Francën si të preferuarën e tij dhe favorite kryesore.
Në një intervistë për mediat holandeze, ish-mesfushori i Interit tregoi se ka ndryshuar mendje.
Atij tashmë i pëlqen Italia dhe konsideron skuadrën e Mancinit si favorite absolute.
“Pas gjithçkaje që kam parë, kam një kombëtare të re të preferuar dhe favorite për të fituar.
Tani zgjedh Italinë. Mendoja se Franca ishte favoritja e madhe, por ata nuk më kanë bindur deri më tani. Kështu që po bëj një ndërrim të vogël”, tha Sneijder.