SPORT, 25 Qershor 2021, 23:14

Prishtina në raundin e parë të Championsit, e pret Ferencvarosi

Prishtina në raundin e parë të Championsit, e pret Ferencvarosi

Prishtina kualifikohet në raundin e parë të Ligës së Kampionëve për sezonin 2021-2022, ku do të përplaset me Ferencvaros të Hungarisë. Kampionia e Kosovës mposhti 2-0 Inter d’Escaldes në finalen e raundit paraeliminator, që u zhvilluar në “Elbasan Arena”, duke siguruar një kualifikim historik.

Prishtina u shfaq që në fillim superiore ndaj rivales nga Andorra, duke krijuar disa momente të volitshme për shënim me Leotrim Kryeziun dhe Lumbardh Dellovën, gjithsesi golin do ta gjente në fundit e fraksionit të parë me Endrit Krasniqin, që përfitoi nga topi i devijuar nga mbrojtja pas tentativës së Xhevdet Shabanit, duke e shtyrë topin drejt rrjetës.

Goli e çliroi edhe më shumë psikologjikisht Prishtinën, që pati të tjera raste për shënim, derisa gjeti edhe golin e qetësisë, po me Endrit Shabanin në minutën e 58-të, i shërbyer nga Mendurim Hoti.

Rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë, por futbollistët e Prishtinës nuk i shfrytëzuan si duhet rastet e pastra për shënim.