TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alex Cordaz rikthehet te Interi pas gati dy dekadash. Klubi zikaltër ka zyrtarizuar afrimin e portierit 38-vjeçar i cili ka firmosur për një sezon me zikaltrit, duke marrë vendin e Daniele Padellit në skuadër.
Mbetet për t’u parë nëse Cordaz te Interi do të jetë portier i tretë pas Handanovic dhe Radu apo rumuni do të largohet dhe ai do të jetë zëvendësi i sllovenit.
Alex Cordaz është një tjetër afrim me parametër zero i Interit pas Hakan Calhanoglu me klubin zikaltër që pritet të zhvillojë një merkato me kosto të ulët në këtë edicion.
38-vjeçari Cordaz i cili në 6 vitet e fundit mbajti veshur fanellën e Crotones ka dalë si futbollist pikërisht nga akademia e Interit.