SPORT, 25 Qershor 2021, 11:19

“Bunker” në fshatin me 3340 banorë, ja ku po përgatitet Austria për Italinë

“Bunker” në fshatin me 3340 banorë, ja ku po


Austria ka zgjedhur Sefeldin si vendin ku do të stërvitet në kuadër të ndeshjes së nesërme kundër Italisë. Fshati në fjalë ndodhet në rajonin e Tirolit (Austri) dhe ka vetëm 3340 banorë.

Mediat austriake e kanë cilësuar si një “bunker” të vërtetë këtë lokacion, i cili në shumicën e vitit popullohet nga dashamirës dhe praktikues të sportit të skive.

Drejtuesit e federatës vendëse kanë dhënë urdhra të prera në lidhje me privatësinë dhe askush nuk mund t’i afrohet “shtabit” austriak, i cili do të boshatiset sot në mesditë kur Austria të niset drejt Londrës, ku nesër në mbrëmje në orën 21:00 do të sfidojë Italinë e Roberto Mançinit.