TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tifozët “azzurr” dhe jo vetëm presin me padurim për të parë në fushë Italinë, një nga skuadrat më të bukura në këtë “Euro2020”, por faza e 1/8 starton me një tjetër përballje shumë interesante, Uells-Danimarkë.
Të gjesh një favorit në këtë sfidë nuk është e lehtë, në letër sigurisht Danimarka qëndron më lart, edhe për kompanitë e basteve që e kuotojnë si favoritë, por ky detaj ka pak rëndësi për Gareth Bale:
“Jemi gjithnjë jo favoritë, kjo është normale, por nuk na bën më përshtypje, jemi mësuar”, u shpreh kapiteni duke u ndalur më pas tek ndeshja, pa harruar edhe një herë atë që ndodhi me Eriken:
“E kuptojmë situatën e tyre, sigurisht ne i kemi përcjell urimet më të mira për Eriksen por sot është dita e ndeshjes dhe mendojmë vetëm për veten tonë, për atë që do të japim në fushën e lojës, shpresojë të bëjmë një paraqitje të madhe dhe ta dërgojmë deri në fund punën tonë”, u shpreh Gareth Bale.
Nuk do të kenë më në krah tifozë e zjarrtë pasi sfida do të luhet në Amsterdam por Kasper Hjulmand është i bindur se ekipi i tij i ka të gjitha mundësitë për të kaluar edhe këtë pengesë:
“Skuadra është gati, janë të gjithë në kushtet e duhura, përfshi edhe Kjaer i cili është rikuperuar dhe do të luaj.
Kemi një identitet fiks, 90% e gjerave që bëjmë nuk ndryshojë, 10% më pas është në varësi të taktikës dhe kundërshtarit, por jemi gati për çdo skenar edhe për penalltitë.
Lojtarët e mi kanë që në vjeshtë që përgatiten për penalltitë, kjo është logjike pasi 23% e ndeshje në këto nivele vendosen nga penalltitë. Nuk ka kam frikë, gati humbëm një mik dhe nuk mund të kem frikë nga një ndeshje”, theksoi trajneri i Danimarkës në konferencë për shtyp.