SPORT, 26 Qershor 2021, 09:39

Euro 2020/ Nis sot faza e 1/8-ave, Danimarka do të përballet me Uellsin, Italia me Austrinë

Euro 2020/ Nis sot faza e 1/8-ave, Danimarka do të përballet me

Vendosen ditën e sotme dy nga çerekfinalistët e Kampionatit Europian.

Pas mbylljes së ndeshjeve të grupeve, sot nis faza e 1/8-ave. Luhen dy ndeshje, me Danimarkë-Uells, që nga ora 18:00 luajnë për gjithçka në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit.

Fituesi i sotëm i këtij çifti do të sfidojë një mes Holandës dhe Çekisë, që përballen ditën e nesërme. Sfida e orës 21:00 është Itali-Austri dhe pritet me shumë interes edhe nga tifozët shqiptarë, që në masë mbështesin kombëtaren e kaltër.

Kjo ndeshje luhet në “Wembley” dhe fituesi i kësaj sfide përballet me fituesin e çiftit Belgjikë-Portugali, që luhet nesër.

Sot në Londër Italia shkon si favorite absolute. Megjithatë gjithçka vendoset në një ndeshje dhe surprizat kurrsesi nuk do të mungojnë.