TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbolli është i paparashikueshëm. Dakord, por në letër, një ekip është ndryshe nga një tjetër dhe lehtësisht tanimë dallohet më së paku rruga më e thjeshtë për të kapur finalen.
Është ajo e anës në të cilën Gjermania dhe Holanda, nëse kalojnë respektivisht Anglinë dhe Republikën Çeke, e gjejnë veten më “lehtësisht” në letër drejt finales. Mjaft të përmendësh që në anën tjetër, cilado që kalon mes Belgjikës dhe Portugalisë, përballet eventualisht me Italinë.
Jo vetëm kaq, por Franca, në rast se nuk bën surpriza ndaj Zvicrës, gjen një mes Spanjës dhe Kroacisë. Në gjysmëfinale, një sfidë që lehtësisht do të ishte finalja perfekte. Sa shumë rivalë dhe pretendentë në njërën anë, çka nënkupton skemën si një “autostradë” drejt finales për Gjermani-Angli dhe Holandën.
