AKTUALITET, 18 Shkurt 2018, 16:45

Skënderbeun nuk e ndal askush. Barazim spektakolar në Laç

Skënderbeun nuk e ndal askush. Barazim spektakolar në Laç

Skënderbeun nuk e ndal askush. Barazim spektakolar në Laç4:05 pm 18 Feb 2018

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të Superiores për këtë javë të 20 dhe Skënderbeu vazhdon të fitoj duke pritur të rris sërish distancën me rivalët. Ndërsa Laçi dhe Luftëtari dhurojnë një ndeshje dinamike dhe me gola por nga një pikë për secilën dhe shumë pak ndryshon në renditje.

Skënderbeu që këtë javë ka qënë nën presionin e njoftimeve nga UEFA e mbyll pjesën e parë në humbje pasi fieraku Fili ka kaluar Kamzën në avantazh. Por këtë sfidë duket se e vendosin ish partizanasit pasi Vila dy herë në pjesën e dytë përmbys gjithçka.

Ndërsa Laçi dhe Luftëtari pas ndeshjeve të Kupës takohen sërish në kampionat. Por këtë herë ndeshja ka një tjetër rrjedhë me Luftëtarin që kalo në avantazh të dyfishtë. Në fillimin e të dy pjesëve janë Shkurtaj e Rroca që shënojnë. Por janë shkodranët e bardhezinjve Shtubina e Nika që i japin një pikë të rëndësishme Laçi duke i lënë skuadrat në pozita të njëjta.

KATEGORIA SUPERIORE – Java 20

E diel, më 18 shkurt 2018, ora 14:00

Laçi – Luftëtari 2-2

Shënues: Shtubina 52’, Nika 65’ / Shkurtaj 2’, Rroca 48’

Kamza – Skënderbeu 1-2

Shënues: Fili 12’ / Vila 55’, 69’