AKTUALITET, 18 Shkurt 2018, 14:45

Ndjekje si në filma nga Kashari në mbikalimin e Fushë Krujës, kapet 27-vjeçari

Ndjekje si në filma nga Kashari në mbikalimin e Fushë
Policia ka vënë në pranga sot një 27-vjecar, i cili është autori i një plagosje që ka ndodhur të premten në rrugën “Azem Meshi” në bashkëpunim me shtetasin T. Ll., 24 vjeç banues në Kashar, ku pas një konflikti të çastit kanë kanosur dhe plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin A. D dhe janë larguar nga vendngjarja.

NJOFTIMI

Arrestohet një shtetas, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” ”Kanosja”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 6 arrestuan shtetasin:

Gazmend Osmani, 27 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe shpallën në kërkim shtetasin :

T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar.

Shtetasi Gazmend Osmani ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e policisë pasi, me datë 16.02.2018 rreth orës 11:00, në rrugën “Azem Meshi” në bashkëpunim me shtetasin T. Ll., 24 vjeç banues në Kashar, pas një konflikti të çastit kanë kanosur dhe plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin A. D dhe janë larguar nga vendngjarja.

Në vijim të punës, për kapjen e tyre , më datë 17.02.2018 shërbimet e policisë kanë konstatuar në Kashar mjetin me targë AA 064 NZ që drejtohej nga shtetasi Gazmend Osmani.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë janë venë në ndjekje të këtij mjetit, ku në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit si dhe kapjen e shtetasit Gazmend Osmani, i cili drejtonte mjetin.

Ndërsa shtetasi T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar, që udhëtonte si pasagjer me të , njëkohësisht edhe bashkëpuntor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.02.2018, ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

• dy maska dhe një karikatore arme zjarri pistoletë me pesë fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Plagosja e lehtë me dashje” ”Kanosja”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “Moskallzimi i krimit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet ,89,84,278/2 ,300 dhe 242 -25 të Kodit Penal.