TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia Rrugore e Tiranës gjatë fundjavës kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar. Kontrolle janë ushtruar ndaj drejtuesve të automjeteve në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
"Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, nga këta: 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu janë tërhequr 71 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto, 38 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, 26 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur . 7 Leje Drejtimi për shkelje të tjera. Janë kryer 886 alkool teste, ku ka rezultuar se: 26 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 71 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejura, ndërsa 798 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l", thuhet në njoftimin e Policisë.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2113427818943578/