AKTUALITET, 18 Shkurt 2018, 13:10

Ardit Gjebrea mbjell një pemë me Erion Veliajn, në Tiranën që betonizohet me ritme të shpejta

Ardit Gjebrea, është personazhi i rradhës, që i është bashkuar kryetarit të Bashkisë, në operacionin propagandistik të mbjelljes së pemëve në kryeqytet. Krahas pemëve që po mbillen dhe pasqyrohen çdo ditë në të gjitha mediat, po lartësohen gjithashtu në heshtje, kulla dhe ndërtime që betonizojnë Tiranën. Por, shumica e "vipave", që i japin një dorë propagandës së Veliajt, duken të pashqetësuar nga fakti se Tirana po betonizohet me ritme të shpejta dhe pemët që ata mbjellin sot, nuk mund të "konkurojnë" me objektet gjigande prej betoni që Veliaj dhe shefi i tij kanë firmosur.

/TPZ.AL/