AKTUALITET, 18 Shkurt 2018, 12:14

Shoqata Çamëria protestë para Ambasadës Greke

Shoqata Çamëria protestë para Ambasadës Greke
Shoqata patriotike Çamëria paralajmëron protestë pranë Ambasadës Greke në Shqipëri.

Nën moton “Jemi gjallë dhe në këmbë”, çamët dhe të gjithë shqiptarët do t’i tregojnë Greqisë dhe ndërkombëtarëve që nuk mund të shuhet hisotria e një populli.

Protesta do të zhvillohet të shtunën me 24 shkurt tek hyrja e bllokut te ambasadave ne rrugen e Durresit, sheshi “Adem Jashari”.

Ndërkohë burime të TPZ.AL, bëjnë të ditur se shoqata Çamëria dhe partia PDIU do të zhvillojnë një tjetër protestë para kryeministrisë e cila do të përkojë edhe me vizitën e kryeministrit Cipras në Tiranë.