AKTUALITET, 18 Shkurt 2018, 15:00

Presidenti Meta në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë, uron qytetarët

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në festimet e 10-vjetorit të Pavarvsisë së Kosovës, në seancen solemne të Kuvendit dhe në ceremonine e paradës së Forcave të Sigurise së Kosovës.

Meta pati takime me Presidentin Hashim Thaci, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare.

Presidenti Meta gjithashtu takoi edhe me kongresmenin amerikan Eliot Engel.

Ai takoi dhjetëra qytetarë e banorë të Prishtinës, të cileve u uroi 10-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

27972271_1670943242951942_5609944355754451377_n 27973829_1670943326285267_8549005331512721972_n