TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skender Brataj, u bën thirrje publike të gjithë profesionistëve të shëndetësisë që të bëhen më aktivë në rrjetet sociale për të mbrojtur qytetarët nga këshillat e rrezikshme dhe pseudoshkenca.
Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, Brataj nërmend se përballja me kritikat apo sulmet online vlen të përballet, pasi shëndeti i publikut mbrohet jo vetëm në spital, por edhe te informacioni që qytetarët konsumojnë çdo ditë në platformat digjitale.
Në një kohë kur rrjetet sociale janë kthyer në burimin kryesor të informacionit për një pjesë të madhe të shoqërisë, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skender Brataj, ka lëshuar një apel mjaft të fortë drejtuar komunitetit mjekësor në vend.
Sipas Dr. Bratajt, prania e bluzave të bardha në platformat digjitale nuk duhet të shihet si një mjet për përfitime personale apo promovim klinikash, por si një detyrë qytetare e shkencore për të edukuar publikun.
"Mjekët duhet të jenë më të pranishëm në rrjetet sociale! Jo për famë. Jo për të mbushur klinikat e tyre. Jo për të shtuar numrin e vizitave apo ndërhyrjeve. Por për të luftuar dezinformimin, për të edukuar qytetarët dhe për ta afruar shkencën me njerëzit, duke përdorur një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme, por gjithmonë të mbështetur në prova shkencore," shprehet Brataj.
Kreu i Urgjencës Kombëtare ngre shqetësimin se hapësira digjitale po zihet nga individë pa kompetencat e nevojshme, të cilët rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve përmes përhapjes së miteve.
"Sot, rrjetet sociale janë kthyer në një nga burimet kryesore të informacionit shëndetësor. Fatkeqësisht, aty gjejnë hapësirë edhe njerëz që flasin me shumë siguri, por pa njohuritë dhe kompetencat e nevojshme. Ata japin këshilla për shëndetin e miliona njerëzve, shpesh duke përhapur mite, frikë dhe informacione të rrezikshme."
Ndërsa pranon se ekspozimi publik i përball profesionistët me sulme e keqkuptime, Brataj nërmend se tërheqja apo heshtja nga ana e ekspertëve i lë fushë të lirë mashtruesve.
"Të dalësh në rrjetet sociale si profesionist shëndetësor nuk është gjithmonë e lehtë. Do të përballesh me kritika, sharje, ofendime, sulme dhe keqkuptime... Megjithatë, heshtja nuk është zgjidhje. Sa më shumë zëra të besueshëm të ketë në rrjet, aq më pak hapësirë do të mbetet për sharlatanët, pseudoshkencën dhe dezinformimin."
Mesazhi i tij u adresua gjerësisht ndaj mjekëve, studentëve, infermierëve, farmacistëve, psikologëve dhe kërkuesve shkencorë, duke i kujtuar se betaja për shëndetin sot bëhet edhe në hapësirën informative.
"Shëndeti i qytetarëve mbrohet jo vetëm në spitale dhe klinika, por edhe aty ku formohen bindjet e tyre, në informacionin që lexojnë çdo ditë," përfundon Dr. Brataj.