TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria do të nisë fillimisht 4 oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar në Gaza. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili tha se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza. Pas mbërritjes së 4 oficerëve në Gaza do të bëhet edhe vlerësimi për numrin e ushtarakëve që mund të angazhohen më tej në mision.
“Akti për miratimin e misionit tonë në Gaza. Shqipëria do ketë përfaqësi në gaza. Do nisë me 3 oficerë shtabi, që ky do jetë angazhimi i republikës së shqip. Me vajtjen e këtyre katër oficerëve, do vlerësohet se kush do jetë niveli i trupave që do të dërgohet në gaza”, tha Nufi.
U miratua gjithashtu edhe vendimi për pagesë shtesë për ushtarët që janë angazhuar në shuarjen e zjarreve deri më tani.
Nufi: Kemi marrëveshje me NATO-n që katër oficerë të shtabit do të shkojnë në Gaza si pjesë e forcave ndërkombëtare stabilizuese, teksa në vijim do të bëjmë me dije numrin total dhe vendin ku trupat e tjera do të vendosen. Këto marrëveshje kanë nisur prej shumë kohësh, që kur kemi vënë marrëdhënie me SHBA. Kemi avancuar procedurat për marrëveshjen për prodhimin e anijeve luftarake.
Ka nisur ndërtimi i kantierit. Sot është miratuar vendimi për shpërblimet për zjarrfikësit që kanë marrë pjesë në zjarre. Situata sivjet është menaxhuar shumë mirë, kemi menaxhuar dhe shuar mbi 27 vatra zjarri. Mbi 1300 forca janë angazhuar në maksimum.
5 helikopterë kanë qenë aktivë, mbi 90 mjete në total. Kemi një situatë zjarri në Dajt, janë mbi 120 forca në terren, gjithashtu 2 helikopterë po punojnë nga ajri. Ky shpërblim është më se i merituar. Qeveria ia jep të gjithë atyre që përballen në vijën e parë të frontit me zjarret.