AKTUALITET, 30 July 2026, 09:38

E rëndë/ Familja nuk i kishte dëgjuar zërin prej dy ditësh, gjendet i pajetë brenda banesës së tij i moshuari

Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e njohur si Ish-Fusha e Aviacionit.

Familjarët e tij bëhet me dije se nuk kishin kontaktuar dot me të prej dy ditësh. Pasi njoftuan autoritetet, në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e zjarrfikëses, ambulanca dhe policia.

Paraprakisht bëhet me dije se personi kishte ndërruar jetë në banesën e tij, në rrethana që deri më tani mbesin të paqarta.

Sipas syri.tv, viktima është B.Danaj, megjithatë identiteti i tij mbetet ende për t'u konfirmuar zyrtarisht nga ana e bluve të kryeqytetit.

Sakaq, raportohet se banorët e pallatit kanë zbuluar se ai ishte mbi 70 vjeç e në lagje njihej si personi që merrej me mirëmbajtjen dhe riparimin e ashensorëve.

Pritet të dalin detaje të reja në vijim.