TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria e re në Kosovë është më afër se kurrë pasi LDK-AAK dhe Nisma Socialdemokrate kanë mbledhur votat për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme.
Një nga partitë e koalicionit është dhe ajo e Ramush Haradinajt e cila sipas Reporteri.Net nga marrëveshja do të marrë katër ministri dhe një zv.kryeministër.
Sipas kësaj mediaje kosovare ministrinë e Jashtme, do ta drejtojë Meliza Haradinaj, ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuqi, ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, dhe ministrinë e Arsimit, Ramë Lika. Ndërsa, zëvendës i kryeministrit Avdullah Hoti, nga AAK do të jetë Besnik Tahiri.
Të gjithë emrat për ministritë janë nga AAK-ja, ndërsa ajo që bie në sy është se Ramush Haradinaj, apo i vëllai, Daut Haradinaj, nuk do të marrin poste.
Pritet që qeveria e re të votohet javën e ardhshme. gjë që e çon Albin Kurtin dhe LVV në opozitë.