TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi. Në këto ditë të nxehta Korriku pushuesit e shumtë janë dyndur drejt vendeve bregdetare.
Një ndër vendet më të frekuentuara në sezonin veror është jugu i Shqipërisë, i cili njihet për çmimet e kripura, por këtë radhë ka kaluar çdo pritshmëri në faturat, të cilat kur vijnë në tavolinë, pushuesit nuk u besojnë syve pasi shohin çudira nga më të ndryshmet.
Një pushuesi nga Kosova, përveç ushqimit në kupon i kanë faturuar edhe karriget, në të cilat ishte ulur.
Kështu ai ka paguar edhe tavolinën me tri karrige në një restorant në plazhin e Dhërmiut, saktësisht 450 lekë për tri karrige, ku në total fatura e tij kishte kushtuar 2.950.00 lekë.
Karriget ishin shtypur në faturë me emrin “Cover”, pasi pushuesi kishte pyetur kamarierin se çfarë do të thotë ky produkt i faturueshëm, ai i kishte thënë se janë karriget për vendin ku jeni ulur. Një karrige kishte kushtuar 150 lekë. E ndërsa, arsyetimi i kamarierit shqiptar kishte qenë se e njëjta gjë ndodh edhe në Itali.
