TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eros Grezda do të nisë një aventurë të re. 24-vjeçari i kombëtares kuqezi do të largohet nga Gllasgou Rejnxhërs. Skocezët paguan dy milionë sterlina te klubi i Osijekut verën e kaluar, por aventura britanike e gjakovarit nuk shkoi mbarë.
Interesim për të ka shprehur klubi i Brestit, që sapo është rikthyer në elitën e futbollit francez. Akordi me gjigantin skocez është arritur për shifrën e 1.75 milionë sterlinave, ndërsa Grezdën e pret një kontratë 4-vjeçare sipas The Sun. Lojtari ka fluturuar drejt Francës për të mbyllur gjithçka dhe për të zyrtarizuar transferimin e tij në League 1.
Trajneri Xherard e pranoi se nuk e sheh shqiptarin pjesë të planeve të tij, ndërsa i uron fat për aventurën e re. “Mendoj se kampionati këtu ishte shumë i fortë për të, por talenti nuk i mungon Grezdës. Nuk kam dyshime që mund të transferohet në një kampionat tjetër, me një skuadër dhe trajner që mund t’i përshtaten stilit të tij”, theksoi legjenda e Liverpulit.