TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Las Vegas nuk pushtohet nga turistë, por nga tufa me karkaleca. Turistët dhe banorët e zonës janë befasuar ku një tufe madhe me karkaleca kanë mbushur gjithë rrugët e qytetit.
Pamjet kur karkalecat mbulojnë rrugët, shtyllat elektrike dhe makinat po bëjnë xhiron e botës.
Departamenti i Bujqësisë i Nevadës tha se pushtimi i rrallë ishte i lidhur me një dimër dhe pranverë të papërshtatshme.
Jeff Knight, një entomolog në Departamentin e Bujqësisë, tha se insektet mund të jenë të frikshëm, por janë të padëmshëm.
“Ata nuk mbajnë asnjë sëmundje, nuk kafshojnë dhe nuk janë as një nga speciet që ne e konsiderojmë një problem, ata ndoshta nuk do të shkaktojnë shumë dëme në një oborr,”- shprehet Knight
Ai tha se karkalecat, me gjatësi prej 3.80 centimetra, do të largohen nga zona e Las Vegasit brenda pak javësh.