TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ballkon është shembur brenda një klubi nate në një qytet të Koresë së Jugut, duke shkaktuar vdekjen e dy njerëzve dhe plagosjen e 16 të tjerëve. Incidenti ndodhi ndërkohë që në Korenë e Jugut po zhvillohet kampionati botëroror i notit.
Dy viktimat nga shembja e ballkonit në klubin “Coyote Ugly” në Guangju ishin koreanojugorë, ndërsa në mesin e 16 të plagosurve ishin 8 notarë konkurrentë. Sipas policisë, në mesin e sportistëve të plagosur janë tre amerikanë, dy izraelitë, një holandez, një italian dhe një brazilian.
“Ne ishim duke kërcyer kur papritmas u rrëzuam”, tha kapiteni i ekipit të vaterpolos nga Zelanda e Re, Matt Small, për Radio Sportin nga Zelanda e Re. “Ramë mbi kokat e njerëzve të tjerë që ishin poshtë nesh”, shtoi ai.
Zyrtarët thonë se të paktën njëri nga pronarët e klubit të natës dhe personeli i tij janë ndaluar dhe po merren në pyetje nga policia në lidhje me dyshimet se mund të jenë bërë modifikime pa leje të ndërtesës ku ndodhet klubi i natës.