AKTUALITET, 27 Korrik 2019, 16:05

“Bandat shqiptare ‘luftë’ me ato lokale për trafikun e drogës”

Tabloidi anglez “Daily Star” shkruan se bandat shqiptare po bëjnë namin në territorin britanik.

Sipas kësaj medieje, bandat shqiptare po bëjnë ‘luftë’ me ato vendase për kontroll territoresh. Bandat e shqiptarëve po shkojnë për në veriun e Britanisë së Madhe për të shitur kokainën dhe heroinën e tyre të pastër.

Ata shesin drogë tepër të pastër, për shkak se e marrin atë nga bandat amerikano – latine. Janë shënuar incidente mes bandave shqiptare dhe atyre lokale vendase në qytete të tilla si Preston dhe Blackpool.

Një anëtar britanik i një bande ka deklaruar se në një rast, një shqiptar e kishte goditur atë me një thikë në kokë në një tualet të Nando Sipas tij, shqiptarët që merren kryesisht me trafik droge po lëvizin në veri dhe në mbarë Britaninë.