AKTUALITET, 8 Qershor 2019, 19:14

Skandali/ Polici kërcënon gazetarin: Hiqe atë celular se të çova atje

Skandali/ Polici kërcënon gazetarin: Hiqe atë celular se të

Pak minuta para nisjes së protestës një incident ka ndodhur në Shkodër, ku është kërcënuar nga policia një gazetar. Një efektiv i policisë së Shkodrës, civil shihet në video tek i kërkon gazetarit të mos filmojë, ndërkohë që kjo është detyra e tij kryesore.

Pa i treguar asnjë dokument dhe pa iu prezantuar polici në fjalë e kërcënon gazetarin se do ta arrestojë. Madje ai dëgjohet teksa iu thotë policëve të tjerë ta shoqërojnë.

Ngjarja ka ndodhur në një postbllok të policisë në Kryebushat ku po kontrollohen të gjitha mjetet me të cilat lëvizin drejt Tiranës protestuesit e opozitës nga Shkodra.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se bëhet fjalë për oficerin e krimit ekonomik në Policinë e Shkodrës Shpëtim Dushku, që i veshur civil pa asnjë mjet identifikimi ka kërcënuar me burg dhe vendosjen e prangave gazetarin për të vetmen arsye se gazetari po filmonte kontrollet e bluve.

Një sjellje aspak profesionale madje deri në harbutëri e efektivit të policisë i cili nën forcën e “uniformës” kërcënon gazetarin. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që regjistrohet ndaj gazetarëve në Shkodër janë vënë në dijeni edhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit ku i është kërkuar që të distancohen nga kjo sjellje e rëndë.