AKTUALITET, 8 Qershor 2019, 17:52

Një orë përpara protestës së opozitës, ja për çfarë shqetësohet Edi Rama

Një orë përpara protestës së opozitës, ja për

Kryeministri Edi Rama, duket se e ka mendjen tjetërkund, kur na ndan pak më shumë se një orë nga nisja e protestës së tetë kombëtare të opozitës.

Pavarësisht se i impenjuar në fushatën elektorale të 30 Qershorit, ku PS garon e vetme pa rivalë, kryeministri ka marrë rolin e komentatorit sportiv, referuar ndeshjes së Kombëtares shqiptare përballë Islandës.

Rama shkruan se tashmë ka nisur një stinë e re për Kombëtaren, duke iu referuar marrjes së drejtimit të stolit nga Edy Reja, pavarësisht se sot kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin minimal 1-0.

Reagimi i Ramës:

Gjynah ai gol se ndeshja ishte barazim i pastër, po sidoqoftë përgëzime kuqezinjve për shpirtin luftarak të kohëve të mira, që u rishfaq sot pas një stine të mërzitshme pa lidhje! Sot pamë një skuadër që nisi një rrugë të re ku patjetër do vijnë dhe rezultatet #forcaShqipëria