AKTUALITET, 31 Janar 2019, 08:52

Vlorë, gjendet pako tritoli në derën e lokalit

Vlorë, gjendet pako tritoli në derën e lokalit

Panik para një lokali në Vlorë. Në derën e lokalit është gjetur një pako e dyshuar si eksploziv.

Pakoja, dyshohet se është me eksploziv me fitil dhe ka përmasa 10× 5, shkruan Panorama.

Pakoja është gjendur përpara derës së një subjekti tregtar (BSB Bar) në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Menjëherë janë njoftuar autoritetet policore.

Informacion paraprak

Më datë 31.01.2019, në orën 07:20, në lagjen “Pavarësia” Vlorë në hyrjen e një lokali në rrugën e “Çipajve” është konstatuar një pako e dyshimtë.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.