LIFESTYLE, 16 Maj 2018, 09:57

Skandali në Eurovizion: Ç’ndodhi me shqiptarin që ndërpreu performancën e Britanisë?

Në natën finale të Eurovizionit një i ri u ngjit në skenë teksa po këndonte përfaqësuesja e Britanisë së Madhe. Në momentin që Surie po performonte,  djaloshi i identifikuar më pas si shqiptar, rrëmbeu mikrofonin dhe tha:

“Për nazistët e medias britanike, kërkojmë liri”.

Në bluzën e tij shkruhej: “Punët e mafias shtetërore britanike. Media britanike”.

Menjëherë pas incidentit i riu u shoqërua nga rojet e sigurimit. Aktualisht ai është liruar me kusht pas arrestimit.

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) tha se ” janë në pritje të rezultatit të një hetimi policor për rastin”.

Mediat shkruanin se i riu quhet Kostandin dhe njihet me emrin e artit si Dr. A.C. Ai është një reper me origjinë shqiptare, por që jeton në Britaninë e Madhe. Kjo nuk është hera e parë që ai ndërpret një event live dhe për këtë arsye është shndërruar në një ikonë televizive për britanikët.