LIFESTYLE, 15 Maj 2018, 11:39

'Më vjen keq nëse kam lënduar dikë', këngëtarja shqiptare kërkon falje publikisht

Kënga e saj e fundit ka ndezur polemika më shumë seç pritej! Sepse, më tepër se një hit i ri, që po rezulton i suksesshëm kudo në botë, teksti i "Girls" është konsideruar si një himn për vajzat lesbike, dhe ndoshta në këtë mes është aluduar edhe për raportet private në jetën e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Përpos "zjarrit" të diskutimeve që po përfliten gjithandej, ka qenë vet artistja e njohur që ka vendosur të bëj krejt papritur një deklaratë publike. Dhe për ta përcjell mesazhin dhe opinionin e saj, ajo ka zgjedhur Twitter, për të shprehur aty të vërtetat e mëdha sipas saj. Më shumë ajo ka shkruar: "Përshëndetje të gjithëve! "Girls" është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Unë kam pasur marrëdhënie romantike me gratë dhe burrat dhe perspektiva e këngës është udhëtimi im personal. Më vjen keq që mënyra si jam shprehur mund të ketë lënduar ndokënd. Nuk do ta bëja kurrë me qëllim ndaj askujt. Shpresoj që përmes artit tim, t’i fuqizojë fansat e mi që të ndjehen krenarë për veten e tyre. Jam shumë me fat që fansat më kanë mësuar të dua veten. Kam qenë gjithmonë kontribuese në komunitetin LGBT dhe do të vazhdoj të jem gjatë gjithë karrierës sime”.

Me sa duket, Rita është vendosur në pozitë pas shënjestrimeve që i janë bërë lidhur me orientimin e saj seksual, pas publikimit të këtij hiti, që siç sqaron më herët këngëtarja asgjë nuk është personale!