TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajo është një vajzë me shumë fat! Jo vetëm, pse ka dy prindër të famshëm dhe të suksesshëm, siç janë Nora Istrefi dhe Robert Berisha, por edhe sepse ata ja shprehin ditë pas dite se sa e rëndësishme është Renee për ta. Sot, e vogla e tyre mbush tre vjeçe dhe ka një arsye të madhe për të festuar.
I pari ka qenë urimi i Robertit, ai që na ka emocionuar pa kushte sapo e lexuam. Për të përshkruar urimin e tij, ai ka zgjedhur fjalët më të ndjera që çdo baba dhe prind do të gjente për fëmijën e tij. Me foton, ku shfaqet me të bijën, ai shkruan: "Urime ditëlindjen Renee shpirti babit. Të dhashtë Zoti shëndet ty, mamit, mua dhe krejt fëmijëve të botës. Shpresoj që do të jem shëndoshë e mirë deri sa ti të bëhesh me fëmijë, e mandej e kupton që nuk ekziston dashuri më e sinqertë dhe e fortë se evladi. Të don babi shumë. Urime tre vjetorin bota jeme.
https://www.instagram.com/p/BizCM-vlzwx/?taken-by=robertberishaofficial
Nuk ka vonuar edhe urimi i mami Norës, e cila ka zgjedhur dy foto të reja, të pa publikuara më parë për të bërë publikimin e saj. "Gëzuar ditëlindjen bota ime. Mami dhe babi të duan shumë", thotë këngëtarja.
https://www.instagram.com/p/BizDEHTla1_/?taken-by=_noraistrefi_
Siç duket, urimet sapo kanë filluar për Renne dhe kjo me siguri do të jetë një ditë e gjatë dhe e mbushur plot surpriza!
