LIFESTYLE, 14 Maj 2018, 15:51

Botë e vogël: Veshja ekstravagante e Elvana Gjatës shfaqet në eventin prestigjioz në Kanë

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, na mahniti të gjithëve kur u ngjit në skenë të premte, për të performuar në festivalin e ngjyrave në Tiranë.

Bukuroshja kishte veshur një kostum shumëngjyrësh me xhaketë dhe streçe pas trupit, që e bënin të dukej si një fashionista.

Ajo bëri me dije se për këtë look nuk kishte pasur ndihmën që merr çdo herë nga miku i saj stilist Valdrin Sahiti.

Megjithatë kur vesh një kostum të tillë “Versace” me dizajn shumëngjyrësh dhe logon e revistës “Vogue”, nuk besojmë se ke nevojë për më shumë ndihmë për t’u dukur kaq bukur.

Kostumi i Elvanës na u duk kaq shumë unik, deri në momentin kur modelja e njohur Daphne Groeneveld e veshi në një event prestigjioz bamirësie në Kanë.

Bukuroshja bionde u shfaq në sfilatën e organizuar nga “Fashion for Relief”, e veshur me kostumin “Versace” dhe një palë të brendshme të verdha që bënin thyerjen e ngjyrave.

Të njëjtin kombinim kishte bërë edhe Elvana në një set fotosh pak ditë më parë.

https://www.instagram.com/p/BiH3f4tlokH/?taken-by=elvanagjataaaa

https://www.instagram.com/p/Bit_m4vFw8I/?taken-by=elvanagjataaaa

https://www.instagram.com/p/Bit1oIalGDg/?taken-by=elvanagjataaaa