LIFESTYLE, 15 Maj 2018, 12:47

“Qyqja çuni”, Erma Mamaqi i “ngrin gjakun” Amit me veprimin e papritur me Joelin

“Qyqja çuni”, Erma Mamaqi i “ngrin gjakun” Amit

Çifti i njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska së bashku me dy fëmijët, Joel dhe Sia, mesa duket janë me pushime në Vjenë të Austrisë.

Këtë e ka zbuluar vetë moderatori i njohur nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetin social “Instagram”. Ai tregon se sa në harmoni dhe lumturi kalojnë momentet kur e gjithë familja është bashkë.

Por gjithashtu Ermali gjithmonë në publikimet e tij ka diçka ndryshe, të veçantë. E këtë herë thuajse na ka “ngrirë gjaku” duke parë videon që ai ka postuar në rrjetet sociale. Aty shihet Ermali teksa mban Joelin nga këmbët dhe duket sikur vogëlushi do të rrëzohet por ja që nuk është asgjë më shumë sesa një shaka që baballarët bëjnë me djelmoshat e tyre.

https://www.instagram.com/p/BixD9xRFKe8/?taken-by=ermalmamaqiofficial

Si përshkrim të videos moderatori shkruan: “Në xhirimin e ksaj videos u dëgjuan 3 “Qyqa Çuni” dhe 1 “Pa merak”. Faleminderit,”

Me siguri mami Amit në një moment do t’i ketë ngrirë gjaku kur ka parë Joelin e saj të kolovitet. Kujdesi i nënave është gjithmonë i pashmangshëm për këtë të gjithë jemi dakord.