AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 12:12

“Mandati im u përket qytetarëve”, aktivisti ironizon Lefter Kokën: Kush e dëgjoi ndonjëherë në parlament të flasë për ta

“Mandati im u përket qytetarëve”, aktivisti ironizon

Aktivisti Ergys Mërtiri ka ironizuar vendimin e deputetit të LSI, Lefter Koka i cili në reagimin e një dite më parë deklaroi se mandatin e deputetit nuk pranon ta djegë me pretendimin se u përket qytetarëve që e kanë votuar.

Në një reagim në rrjetet sociale, aktivisti dhe sociologu ironizon deklaratën e Kokës, duke thënë se po të ishte ashtu siç pretendon deputeti, do të ishte dëgjuar më shpesh duke përcjellë zërin e tyre në parlament.

Statusi:

Lefter Koka ka vendosur te mos djege mandatin e tij, sic thote vete, ne respekt te qytetareve qe e kane votuar. Nuk e di, kush e ka pare ndonjehere Koken ne parlament dhe kush e ka degjuar ndonjehere te flase per te percjelle zerin e qytetareve qe e kane votuar, por ky zell per tu bere deputet prej verteti tani qe nuk ka me parlament me ngjan si zelli i studenteve te FRESH-it qe, kur gjithe vitin rrine ne kafe, u kujtuan te behen te rregullt ne leksione pikerisht kur studentet bojkotuan mesimin per proteste.

Tashme kemi edhe deputete petroninsa.