TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Pavarur të Kualifikimit ka nisur kete paradite seancen per gjyqtarin Admir Thanza. Gjyqtari eshte i pranishem ne salle, se bashku me avokatin e tij, Theodhori Sollaku.
Ai zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 50.5 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat kryesore rrjedhin nga aktiviteti i bashkëshortes si notere.
Seanca dëgjimore drejtohet nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.
Kryesuesi Olsi Komici thote se per Thanzen eshte kryer hetim per te trija kriteret, pasurine, aftesite profesionale dhe pastertine e figures.
Avokati Theodhori Sollaku pyet trupen gjykuese se perse eshte ndryshuar trupa gjykuese, “pasi ne komunikimet me email na eshte thene se kryesuese ishte Brunilda Bekteshi”.
Ndersa relatori Hamitaj thote se ka qene nje lapsus, pasi kryesues ka qene dhe eshte Olsi Komici. Kete e konfirmon edhe perfaqesuesja e ONM.
Relatori Hamitaj: Per pasurine, ILDKPKI ka derguar raport qe thote se deklarimi nuk eshte i sakte, nuk ka burime te ligjshme, ka kryer fshehje te pasurise dhe deklarim te rreme.
KPK kreu hetim administrativ dhe Thanza rezulton se ka nje apartament banimi 136 m katrore ne Shkoder me cmim 1.2 mln leke. Kjo pasuri eshte deklaruar me pronesi 25 perqind. Ne deklaraten e vitit 2003 ka nje anormali pasi ka dy faqe te njejta, ku te njeri prej tyre konstatohen ndryshime. Gjyqtari ka shtuar krahas vleres 1.2 mln leke te blerjes edhe 1.8 mln leke rikonstruksion plus garazh. Gjithashtu si burim te ardhurash per blerjen e ketij apartamenti jane deklaruar shitjet e dy apartamenteve te tjera ne Shkoder. Por vlerat e shitjeve te ketyte apartamenteve 3 mln leke nuk perputhen me vleren e blerjes se apartamentit 136 m katrore. Edhe vlera e deklaruar prej 1.2 mln lekesh per blerjen e apartamentit nuk eshte reale, nuk perputhet me cmimet e tregut te apartamenteve ne Shkoder ne vitin 2000. Gjithashtu shtepia eshte blere ne prill 2000, ndersa dy apartamentet jane shitur ne nentor 2000.
Lidhur me pasurine dy apartamente 113 m katrore ne Tirane, te Komuna e Parisit, bashkeshortja e gjyqtarit e ka deklaruar si te veten me vlere 4 mln leke. Ne kontrate te shitblerjes rezulton si e blere per 1.9 mln leke, vlere kjo qe nuk perputhet me cmimet e tregut ne kryeqytet.
Ne lidhje me nje apartament duplex ne Lalez te Durresit, blere nga Thanza ne 2012, kjo banese eshte pershkruar ne deklarimin e 2012 me siperfaqe 99.5 metra katrore, ne veting eshte deklaruar me sip 38.8 m katrore. Rezulton se ka mosperputhje mbi siperfaqen e prones ne fjale mes deklarateve dhe kontrates se shitjes.
Ne lidhje me nje garazh me sip 23.4 m katrore te Komuna e Parisit blere nga gruaja e gjyqtarit per 400 mije leke, e deklaruar vetem ne veting, rezulton se ajo s’eshte deklaruar ne deklaraten e vitit 2007 apo edhe me pas ne ILDKPKI. Subjekti ka deklaruar se ka harruar ta deklaroje garazhin.
Sipas KPK, Thanza ka burim te pamjaftueshem per te mbuluar shpenzimet qe ka bere nder vite. Ato dalin me bilanc negativ ne raport shpenzime dhe te ardhura.
2003 -600 mije leke te reja
2004 -300 mije leke
2005 – 800 mije leke
2008 – 890 mije leke
2009 – 2 mln leke
Nga keto vite, ne total del 2.7 mln leke minus kur analizohen shpenzimet dhe te ardhurat.
“Ne lidhje me kontrollin e figures DSIK e ka nxjerre se subjekti nuk ka deklaruar procedim penal per nenet 244 dhe 249 ceshtje e pushuar ne vitin 2016. Ka kontakte te papershtatshme me persona te perfshire ne krimin e organizuar. Ai e ka fshehur kete fakt. DSIK konstaton papershtatshmeri per vazhdimin e detyres. Por KPK e rrezon raportin ne pjesen e kontakteve te papershtatshme si jo te bazuar ne prova.
Në lidhje me aftesite profesionale, zoti Thanza ka patur mangesi ne administrimin e dosjeve, pasi mungonin procesverbalet, datat dhe shume elemente te tjera ne disa dosje te perzgjedhura me short. Inspektorati i KLD ka shprehur vleresim pozitiv pavaresisht ketyre mangesive. Per Thanzen ka edhe 13 denoncime te shqyrtuara dhe kane rezultuar te pabazuara ne prova.
Ne lidhje me etiken profesionale Thanza ka deklaruar se ska marre asnje dhurate nga persona per te cilet ka pas ceshtje, mirepo sipas KPK familja Thanza ka marre me dhurim nje garazh ne Shkoder nga nje shoqeri Curri shpk e cila ka qene ne dy ceshtje ne vitin 2015 dhe 2016 ne gjykaten e larte qe eshte ende ne proces. Ajo ka qene pale edhe ne nje ceshtje ne vitin 2017 ku Thanza ishte relator dhe kjo eshte mbyll me 6 mars 2018. Pra zoti Thanza ka bere deklarime te rreme.
Gjyqtari Admir Thanza ka folur per nje hetim ndaj tij nga prokuroria e pergjithshme per korrupsion nga. Ky hetim eshte mbyllur ne 2016.
Nga dokumentet e KPK rezulton se Thanza 18.9.1969 ka qene i denuar nga gjykata e shkalles se pare ne Pisa te italise 1999 me 40 dite burg per vjedhje ne bashkepunim. Vendimi ka marre forme te prere por i eshte pezulluar. Thanza ka qene i areestuar ne flagrance dhe e ka fshehur denimin. Ai ka qene ne sallen e gjyqit kur eshte marre vendimi ndaj tij dhe ka bere deklarim te rreme ne KPK duke e mohuar Z. Thanza pranon se eshte denuar por jo se e ka konsumuar vepren penale.
Karriera
Thanza e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1992, pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka punuar në Gjykatën e Shkodrës në vitet 1992-2006, në atë të Tiranës në vitet 2006-2009 si dhe ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitet 2009-2013. Thanza ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, Z. Thanza ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër si dhe pedagog i të Drejtës Civile dhe të Drejtës Kushtetuese në Universitetin Europian të Tiranës dhe atë “Justiniani i Parë”. Prej vitit 2013, Thanza ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Admir Thanza nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Admir Thanza zotëronte një pasuri familjare me vlerë rreth 13.4 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Në fund të vitit 2017, vlera e pasurisë së deklaruar nga Thanza është rritur me tre herë, duke kapur vlerën e 50.5 milionë lekëve.
Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore me një vlerë të llogaritur në 27.5 milionë lekë, ndërkohë që llogaritë bankare të familjes Thanza kapin vlerën e 14.8 milionë lekëve. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë zotëron gjithashtu 3.9 milionë lekë kursime në cash dhe automjete në vlerën e 2.3 milionë lekëve.
Të ardhurat familjare të gjyqtarit Thanza kapin vlerën e 81.3 milionë lekëve për periudhën deklaruese, ku pjesën kryesore të tyre e zënë fitimet si notere të bashkëshortes së tij. Paga dhe shpërblimet nga funksioni të zotit Thanza zënë 28.5 për qind të të ardhurave totale të familjes, ndërkohë që 12 për qind e tyre ka si burim shitjen e pasurive të paluajtshme.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të Z.Thanza, të cilat rezultojnë pa probleme sa i përket raportit mes të ardhurave dhe shpenzimeve.
Analiza ka identifikuar megjithatë disa “flamuj të kuq” në deklarimet periodike të gjyqtarit Thanza, njëra prej të cilave lidhet me detyrimet që ai u ka shoqërive të ndërtimit. Këto detyrime kapin vlerën e 2.6 milionë lekëve, ndërkohë që familja e gjyqtarit rezulton se ka akumuluar kursime në cash në vlerën e 3.9 milionë lekëve deri në fund të vitit 2017.
Gjithashtu, në deklaratën e vitit 2008 gjyqtari Thanza deklaron një pagesë shtesë ndaj një shoqërie ndërtuese për një apartament me sipërfaqe 69.9 m2, ndonëse apartamenti në fjalë nuk rezulton i deklaruar në vitet e mëparshme.
Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar nga BIRN lidhet me deklarimin e të ardhurave nga aktiviteti i bashkëshortes si notere. Në vitet 2008-2013, gjyqtari Thanza ka deklaruar xhiron vjetore dhe disa shpenzime të pjesshme nga ky aktivitet, ndërkohë që duhej deklaruar fitimi neto.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë për vitin 2003
Deklarata e pasurisë për vitin 2004
Deklarata e pasurisë për vitin 2005
Deklarata e pasurisë për vitin 2006
Deklarata e pasurisë për vitin 2007
Deklarata e pasurisë për vitin 2008
Deklarata e pasurisë për vitin 2009
Deklarata e pasurisë për vitin 2010
Deklarata e pasurisë për vitin 2011
Deklarata e pasurisë për vitin 2012
Deklarata e pasurisë për vitin 2013
Deklarata e pasurisë për vitin 2014
Deklarata e pasurisë për vitin 2015
Deklarata e pasurisë për vitin 2016
Deklarata e pasurisë për vitin 2017