AKTUALITET, 10 Korrik 2018, 08:49

Incidenti me trenin në Rrogozhinë, flet punonjësi: Ishte gabim njerëzor, ja çfarë ndodhi

Incidenti me trenin në Rrogozhinë, flet punonjësi: Ishte gabim

Pak minuta pas incidentit që ndodhi në afërsi të stacionit të Rrogozhinës ku një tren doli nga shinat duke shkaktuar panik tek udhëtarët ka folur për “BalkanWeb” kreu i njësisë së biznesit të udhëtarit Petrit Tabaku.

Ai tha se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, pasi ndërruesi i linjës e ka ndërruar para se të hynte lokomotiva.

“Dëmtime në njerëz nuk ka. Treni vinte nga Elbasani per në Durrës, në hyrje të stacionit të Rrogozhinës, ndërruesi që ndërron linjën e ka ndërruar para se të hynte lokomotiva. Është një gabim njerëz të ndërruesit të shërbimit. Treni ka qenë në shinën tjetër. Njerëzit janë shëndoshë e mirë. Tani po hyn në linjën e duhur. Kishte rreth 40 pasagjerë, të cilët nuk kanë lëvizur, nuk ka panik, nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, tha Tabaku.