TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kush është sipas jush kryeministri më i suksesshëm? Kjo ishte pyetja e radhës e gazetares Eni Vasili drejtuar ish-presidentit Alfred Moisiu në emisionin “Studio e Hapur”. Ky i fundit u përgjigj se është e vështirë për të dhënë një emër, por gjithsesi ai zgjodhi kryeministrin aktual Edi Rama.
Eni Vasili: Kush është sipas jush kryeministri më i suksesshëm?
Alferd Moisiu: Është e vështirë sepse në periudha të ndryshme kanë qenë situata të ndryshme. Ka ministra që mua nuk ma kanë hapur telefonin dhe s’patën respekt jo vetëm që kam qenë ish-president, por edhe për moshën. Këto hallka kanë shtuar korrupsionin.
Eni Vasili: Mesa kuptova Rama është më i suksesshmi?
Alfred Moisiu: Për mua Rama është më i miri pas ’90-ës.
A do kapen peshq të mëdhenj? Moisiu: Rrjeta mund të jetë, por jo për “mizat e mëdha”
Teksa po komentonte luftën kundër krimit dhe korrupsionit në emisionin “Studio e Hapur”, ish-presidenti Alferd Moisiu, ata që ambasadori Lu i quan “peshq të mëdhenj” i quajti “miza të mëdha”. Sipas ish-presidentit rrjeta mund të ketë, por jo për këto që ai i quan miza të mëdha.
Eni Vasili: Ju i quani miza të mëdha, ambasadori Lu i quan peshq të mëdhenj. A miza as pesh s’kemi parë.
Alferd Moisiu: Unë po përdor një shprehje të Balzakut. Rrjeta mund të jetë, por jo për mizat e mëdha./Hapur.al