AKTUALITET, 28 Maj 2018, 14:01

Tahiri në gjykatë, avokati i përgjigjet Donald Lu-së

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është sjellë në gjykatë i shoqëruar nga policia. Gjykata e Apelit do të marrë vendimin, për heqjen ose jo të masës së sigurisë arrest në shtëpi ndaj tij.

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, deklaroi një ditë më parë, se ndaj trupit gjykues, ka patur presione dhe janë ofruar para për lirimin e Tahirit. Kësaj deklarate i është përgjigjur ditën e sotme, avokati i Tahirit, Maks Haxhia.

“Ishte shumë i rëndësishëm ajo pjesë e mesazhit që thoshte se gjykata duhet të veprojë mbi prova, dhe nëse gjykata vendos mbi prova, Tahiri tani duhet të ishte i lirë” u shpreh Haxhia.

Ndryshe nga seanca e kaluar, është vendosur që gazetarët të lihen jashtë gjykatës dhe nuk janë lejuar të ndjekin seancën.