AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 14:36

Faktet/ Pse studentët s’pranojnë negociata me Ramën

Precedenti Erion Veliaj po i kthehet Edi Ramës si shpullë në fytyrë. Mënyra se si pelivani i bashkisë ka vepruar me revoltat qytetare paraardhëse i ka bërë sot që masa e madhe e studentëve as mos nxjerrin përfaqësi, as mos pranojnë të dialogojnë me qeverinë.

Në rastet e mëparshme, kur një gjë e tillë ka ndodhur ata që janë takurr me pushtetin në fund janë tërhequr nga protesta, i kanë tradhëtuar kauzat e tyre dhe i janë nënshtruar alternativave joshës që u ka ofruar pushteti.

Kjo modë filloi për herë të parë me protestën qytetare tek parku i liqenit. Ata që u treguan fillimisht edhe të gatshëm të rriheshin me grushta më pas u panë si mbështetës në krah të Veliajt dhe pjesë e projekteve të tij.

Image result for veliaj elian taniniImage result for veliaj elian tanini

Kjo u përsërit në perfeksion në protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, kur ata që thanë se do të sakrifikoheshin dhe do të shtriheshin aty për ta mbrojtur, pas negociatave me qeverinë dhe Veliajn u zhdukën nga komuniteti protestues dhe përkrahën zgjidhjet e pushtetit.

Janë pikërisht këto precedentë të shkaktuar nga makiavelizmi i Erion Veliajt, nga paskrupulltësia dhe aftësia korruptuese e kryebashkiakut për të cilat sot Rama po paguan çmimin.

Studentët tani e dinë se çdo përfaqësi bidedimesh që ata krijojnë është e korruptueshme. Kur këtë e kanë bërë më parë njerëz me emër dhe figuar të njohura publike, kjo ka zbehur çdo besim, se dikush tjetër mund të rezistojë. Prandaj studentët njësoj si “jelekët e verdhë” në Francë kanë zgjedhur të jenë manifestim pa kryetarë.

©Lapsi.al