AKTUALITET, 25 August 2026, 20:45

Situatë alarmante në Shashicë të Vlorës/ Zjarri përhapet me shpejtësi, zjarrfikësit në terren (Video)

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Shashicës, në Vlorë.

Flakët, të favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi në terren, duke rritur rrezikun e përhapjes së vatrës.

Shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.

Ndërkohë, vijon puna për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrës së zjarrit, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar sipërfaqja e përfshirë dhe shkaku i rënies së zjarrit.